Biletat për ndeshjen Kosovë – Gjermani shiten edhe sot

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 12:51 | Nga

Kombëtarja e Kosovës U21, sot në orën 18:45, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Gjermanisë.

Interesimi për këtë ndeshje është i madh, por biletat vazhdojnë të shiten edhe sot gjatë ditës në Prishtinë (në Malësia Reisen) dhe në qendër të Mitrovicës me shtand, si dhe nga ora 15:00 me një pikë shitëse afër stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme