Biletat për ndeshjen Kosovë – Mal i Zi po shiten sërish ilegalisht

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Përkundër që Federata e Futbollit e Kosovës kishte thënë se do ta nisë shitjen online të biletave për ndeshjet e ekipit kombëtar me qëllim që të mënjanohet shitja ilegale e biletave, ky problem po shfaqet sërish.

Të hënën në orën 16:00, uebsajti ku shiten biletat e Kosovës u vërshye nga mijëra tifozë, të cilët i blenë brenda 11 minutave të gjitha biletat për stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e 14 tetorit.

Shitja e shpejtë e biletave është kritikuar shpeshherë nga tifozët kosovarë, të cilët po e kanë shumë të vështirë të sigurojnë bileta për ndeshjet e “Dardanëve” në shtëpi, veçanërisht ato kualifikuese për EURO 2020.

Megjithatë, përderisa biletat nuk mund të blihen më në uebsastin tiks.app, ato kanë filluar të shiten në tregun e zi.

Në mesin e disa personave që po tenton të përfitojë nga shitja e biletave të Kosovës është edhe një person që po i shet dy bileta të pjesës lindore të stadiumit për 100 euro, përkundër që çmimi i tyre ishte nga 10 deri në 15 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme