Bjorn Kuipers, do ta drejtojë ndeshjen finale Itali-Angli në Euro 2020

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në finalen Itali – Angli në Euro 2020.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje të madhe do të jetë holandezi Bjorn Kuipers.

Për 48 vjeçarin do të jetë ndeshja e katërt që do të gjykojë në këtë Kampionat Evropian, pas dy sfidave të gjykuara në fazën e grupeve Danimarkë-Belgjikë dhe Sllovaki-Spanjë dhe çerekfinales ndërmjet Çekisë dhe Danimarkës.

Holandezi është prej vitit 2006 në listën e FIFA-s dhe prej vitit 2009 në listën e UEFA-s si gjyqtar kryesor.

Ndihmës të Kuipers do të jenë dyshja tjetër holandeze Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë spanjolli Carlos Del Cerro Grande

Në VAR do të jetë gjermani Bastian Dankert, që do t’i ketë edhe tre asistentë të tjerë si Pol van Boekel, Christian Gittelmann dhe Marco Fritz.

Finalja do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin Wembley të Londrës.

Të ngjashme