Blendi Hajdari dhe Shega Hashani fitues të “Top 8” për Kadet

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Në pallatin e Rinisë në Prishtinë u organizua turneu për kadetët më të mirë të Kosovës, respektivisht turneu TOP 8, që konsiderohet si turneu më i fortë i vitit, ku lojtarët më të mirë garojnë secili me secilin nga ku edhe dalin rezultatet përfundimtare. E veçanta e TOP 8 turneut për këtë vit ishte pjesëmarrja e të gjithë lojtarëve të ftuar, e kështu edhe gara ishte më sviduese për secilin lojtarë.

Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në frymë sportive, me konkurrecë mjaft të madhe ndërmjet të gjithë lojtarëve, e posaçërisht në xhirot e fundit, ku edhe u përcaktua fituesi për meshkuj dhe femra, e sot pa asnjë humbje dolën Blendi Hajdari dhe Shega Hashani. Përderisa për vendin e dytë tek meshkuj është pritur të jetë Sylejman Çerkini, te femrat befasoi Adea Babuni, vendi i tretë u takoi Rilind Gashit dhe Jerina Rexhepit. 

Rezultatet komplet për të dy kategoritë.

Renditja Kadetet

pozitaLojtariKlubiFitoreHumbjePike
1Shega HashaniKPP Ahmet Hoxha7014
2Adea BabuniKPP Vllaznimi5212
3Jerina RexhepiKPP Ahmet Hoxha5212
4Lene OsmaniKPP Elting Dardania4311
5Loresa ImeriKPP Vushtrria4311
6Taibe RuliKPP Lidhja e Prizrenit259
7Elsa BehluliKPP Ahmet Hoxha MK168
8Anisa DomanikuKPP Prishtina Femrat077

Renditja Kadetët

pozitaLojtariKlubiFitoreHumbjePike
1Blend HajdariKPP Lidhja e Prizrenit7014
2Sylejman ÇerkiniKPP Shkolla Ahmet Hoxha6113
3Rilind GashiKPP Hasan Prishtina3410
4Adriatik MalokuKPP Shkolla Ahmet Hoxha3410
5Llukman BekaKPP Vushtrria3410
6Dren ÇerkiniKPP Shkolla Ahmet Hoxha259
7Jon BedraKPP Vllaznimi259
8Amir HoxhaKPP Shkolla Ahmet Hoxha259

Aktivitetet e ardhshme

Java e ardhshme pritet të jetë e ngjeshur me aktivitetet e FPPK-së, pasi janë paraparë 4 aktivitete të ndryshme.

Fillimisht është paraparë pjesëmarrja e reprezentacionit U16 dhe U18 në ITTF Cirquit në Shkup nga 8 deri 11 tetor.

Me 12 tetor është paraparë TOP 8 për minikadet, si dhe turneu i parë i veteranëve Gani Maloku, e pastaj me 13 tetor janë paraparë të zhvillohen 2 xhirot e radhës në ligën e parë.

Të ngjashme