Blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të Barcelonës mund të largohet falas në vitin 2022

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Ousmane Dembélé, bërja e dytë më e shtrenjtë në histori të Barcelonës, mund të largohet falas vitin e ardhshëm.

Klubi dëshiron të kursejë sa më shumë nga pagat marramendëse të futbollistëve.

Dembele kërkon shumë në sezon dhe deri sot nuk është arritur ndonjë marrëveshje për rinovimin e kontratës që skadon në verën e vitit 2022.

Dembele u ble për 145 milionë euro në verën e vitit 2017, kur Neymar u transferua te Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

Ai renditet i dyti si blerja më e shtrenjtë në histori të Barcelonës, pas Philippe Coutinhos 160 milionë euro. Deri sot, Dembele ka qenë shpenzim i kot për Barçën, duke qëndruar më shumë në infermieri se në fushë dhe duke mos e ndihmuar asnjëherë klubin kur më së shumti ka pasur nevojë. 

Të ngjashme