Blerjet e para në Tottenham: Conte i bastis Interin dhe Milanin

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte pritet që përforcimet e para, sapo të emërohet trajner i Tottenhamit së shpejti, t’i sjellë nga Italia, kryesisht nga dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani.

Conte dhe do Tottenhami kanë arritur marrëveshje verbale dje dhe pritet që sot në mesditë ta nënshkruajnë atë dhe ta bëjnë zyrtar bashkëpunimin.

Trajneri italian do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare e gjysmë me klubin nga Londra veriore, deri në qershor 2023.

Sipas mediave të shumta italiane, Tottenhami i ka premtuar përforcime Contes menjëherë në afatin kalimtar të janarit dhe 53-vjeçari sytë i ka në disa lojtarë të kampionit italian Inter.

Të ngjashme