Bletët ndërpresin ndeshjen e futbollit në Tanzani

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Një ndeshje futbolli në Tanzani është ndërprerë gjatë fundjavës për shkak të hyrjes së bletëve në fushë.

Dy ekipet lokale, Young Africans dhe Iringa United, ishin duke luajtur në Dar es Salaam, në momentin kur bletët hynë në fushë dhe futbollistët e të dy ekipeve u detyruan të shtrihen.

Edhe fansat në stadium patën problem nga “mysafirët” e paftuar.

Pavarësisht disa thumbimeve, ekipet u kthyen shpejt në fushë për të vazhduar lojën.

Në fund, Young Africans fitoi 4 me 0.

Të ngjashme