BMW ndihmon notarët amerikanë në Rio

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 02:10 | Nga

Ka shumë sisteme te ngjashëm që ndjekin gjurmën e një notari ndërkohë që ai noton, po asnjë nuk është më e zgjuar se sistemi që ka zhvilluar BMW në bashkëpunim me një skuadër të njohur noti në ShBA.

Partneri i Komitetit Olimpik Amerikan ka krijuar një sistem pabesueshmërisht të zgjuar, i cili është i dizenjuar që të analizojë lëvizjet e notarëve dhe gjendjen e tyre në pozicione të ndryshme noti, si dhe të sigurojë rritje të performancës së tyre në këtë drejtim.

“Deri tani notarët duhet të mbështeteshin vetëm tek aftësitë e trajnerit të tyre, për të rregulluar gabimet në shtrirjen, lëvizjen e krahëve apo të këmbëve,” thotë Peter Falt, drejtor i punës dizenjuese në BMW.

bmw team usa swimming tech

”Me anë të ndjekjes dhe regjistrimit të lëvizjeve nga pajisja inteligjente, tani ata do të kenë mundësi të rregullojnë teknikat e tyre në më pak kohë si dhe të maksimizojnë perfeksionitetin e një lëvizjeje”.

“Si rezultat kemi një sistem unik të mësuari, i cili vazhdon të zhvillojë procedura mjaft të holla të regjistrimit të papara ndonjëherë”.

Ky është një shembull perfekt se si teknologjia e zhvilluar nga një fushë, shumë mirë mund të përdoret në rritjen dhe avancimin e mëtejshëm të një fushe tjetër.

“Shpresa jonë është që kjo të ketë një ndikim të dukshëm në performancën e notarëve në të ardhmen.”

Edhe një herë skuadra amerikane, shpreson për një fitore të medaljes së artë në Rio, falë kësaj teknologjie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme