Boateng dënohet me 1.8 milion euro se rrahu të dashurën e tij

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Lyon, Jerom Boateng, është dënuar me 1.8 milionë euro nga Gjykata e Munihut për dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

Boateng është shpallur fajtor për akuzat se ka sulmuar ish të dashurën e tij në vitin 2018, gjatë kohës kur ishin në një pushim.

Ai duhet të paguaj dënimin nga 30 mijë euro në ditë për 60 ditë radhazi.

Sipas zyrës së prokurorit, gjermani thuhet se i ka hedhur asaj një fener qelqi dhe një qese më të ftohtë plot me pije, akuza të cilat janë mohuar nga Boateng.

Të ngjashme