Boban: FFP mund t’i dënojë klubet e Milanit

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Zvonimir Boban mendon që Fer Play Financiar (FFP) do të thotë që “Interi dhe Milani kanë vuajtur që të kthehen në rrugën e duhur” përderisa ata nuk i kanë respektuar reformat

Masat që do të ndërmerr UEFA po shikojnë që klubet mos të bëjnë shpenzime të paarsyetuar, por shumë janë ankuar se kjo rregull është duke prekur disa nga klubet më të mëdha të momentit në botë.

“Nëse nuk ka rregullim të FFP-së, Interi dhe Milani do të vuajnë gjithmonë që të kthehen në rrugën e duhur”, ka thënë Boban për Gazzetta dello Sport.

“Kjo është e vërteta për këto dy klub, natyrisht për të gjitha klubet të cilat aspirojnë që të garojnë për objektiva sa më të larta”.

“Nuk mund të them se ata nuk kanë bërë punë të mjaftueshme gjatë këtyre 10 viteve që ta sigurojnë stabilitetin e tyre financiar, por ligji imponon barazim të buxhetit që të parandalojë ndërmarrësit që të bëjnë shpenzime të pakontrolluara që do ti dëmtonin klubet”.

“Kjo shihet në rastin e klubeve si Milan dhe Inter”, ka thënë tutje Boban.

Boban po ashtu është pyetur për kalimin e Cristiano Ronaldos në Itali.

“Ronaldo ka treguar se si një kampion mund të tregojë kualitetet e tij në periudha të gjata kohore duke ju falënderuar profesionalizmit të tij dshe përkushtimit në stërvitje”.

“Jam i sigurt që kur kombinohet kjo gjë me talentin atëherë bëhet dallimi”.

Një temë e nxehtë në Itali kohëve të fundit është edhe racizmi, pasi që Kalidou Koulibaly ishte pjesë e koreve raciste ku u quajt “majmun” gjatë ndeshjes me Interin.

“Incidentet e tilla janë shumë të këqija për futbollin”, e ka bërë të qartë Bobani.

“E di, është e vështirë dhe delikate që të ndërpritet një ndeshje derbi si Inter-Napoli, por ndoshta ishte koha që të bëhet kjo gjë”.

“Futbolli nuk mund ti zgjedh këto probleme, nevojitet ndihmë edhe nga autoritetet për të marrë masa afatgjate në këtë rast”, ka thënë Boban. /GazetaExpress/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme