Boban fiton procesin gjyqësor ndaj Milanit

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Milani thuhet se humbi çështjen kundër ish-drejtorit Zvonimir Boban, pasi Gjykata e Milanos vendosi që Rossonerët duhet të paguajnë një kompensim prej 5.3 milionë euro.

Kroati u shkarkua në mars pasi një përplasje publike me drejtorin gjenral Ivan Gazidis dhe La Gazzetta dello Sport raporton se Rossonerët janë të detyruar t’i paguajnë një tarifë kompensimi ish-drejtorit.

Boban drejtoi gishtin drejtuar ndaj Ivan Gazidis në një intervistë për gazetën dhe më vonë u pushua nga puna për ‘kauzë të drejtë’.

Ish-drejtori sportiv goditi klubin sepse nuk e kishte paralajmëruar atë për një operacion që përfshinte Ralf Rangnick si një trajner i ri në klub, një marrëveshje që më vonë dështoi.

Gazeta zbulon se Boban fitoi procesin gjyqësor kundër Milanit, i cili do të duhet ta kompensojë atë për 5.3 milionë euro.

Por çështja nuk është zgjidhur akoma, pasi klubi italian thuhet se do të apelojë vendimin. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme