Zvonimir Boban: Kosova qëndron më mirë me infrastrukturë të futbollit sesa Kroacia

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban në një konferencë për medie tha se është i impresionuar me ndryshimet që ka bërë Federata e Futbollit, por edhe punën që po bënë me talentet e rinj, raporton Ekonomia Online.

Ndër të tjera ai shtoi se Kosova është më mirë me infrastrukturë në futboll se sa Kroacia.

“Është një nder për mua që të jem këtu në Prishtinë sërish. Kam qenë këtu para katër vitesh dhe sot i thash presidentit se sa shumë kanë ndryshuar gjërat që atëherë dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

“Është shumë e lehtë të shikosh këtë diferencë dhe punën që keni bërë me akademinë dhe ekipet e tjera. Jam shumë i impresionuar për punën që kanë bërë autoritet dhe jam shumë i lumtur për progresin që keni bërë në këto vite”.

“Duke shikuar infrastrukturën tuaj, mund të them se qëndroni më mirë se Kroacia, pasi ju keni punuar shumë me akademinë. Është një proces shumë i bukur dhe federata është duke punuar shumë në këtë aspekt dhe që them se qëndroni shumë mirë, duke shikuar nga koha që jeni pjesë e organizatave të futbollit”.

“Ju jeni një vend i ri dhe unë besoj se në një kohë shumë të shkurtët ju mund të arrini shumë më shumë se që keni arritur deri më tani. Të gjithë e dinë për kapacitetet e juaja dhe në të ardhmen mund t’i mposhtni të gjithë, ka të bëjmë me mentalitetin dhe besoj që do të arrini gjëra të mëdha në të ardhmen”.

Ai gjatë ditës është takuar me ministrin Hajrullah Çeku e kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

Të ngjashme