Boban: Marrëveshja me Rangnick u arrit që në dhjetor, neve na injoruan

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Milani njoftoi dje se ka zgjidhur në mënyrë të menjëhershme kontratën me Zvonimir Boban, i cili prej 9 muajsh mbante një rol drejtuesi në klubin kuqezi, por që kohët e fundit kishte prishur marrëdhëniet me Administratorin e Deleguar Ivan Gazidis.

Vetë ish fantazisti kroat i Milanit, në një reagim për mediat italiane, zbuloi edhe shkaqet e krisjes së raporteve me drejtuesit e lartë të klubit, që çuan në shkarkimin përfundimtarë të tij dhe lëkundjen e pozitave të dyshes Maldini-Massara.

“Ata rritën marrëveshjen me Ralf Rangnick në dhjetor dhe mbyllën të gjithë detajet, pa an thënë asgjë neve të tjerëve”, deklaroi Boban, duke shtuar se pikërisht ky injorim soli edhe reagimin e ashpër të tij në daljet publike./supersport.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme