Bokserja polake në gjendje të rëndë: Gjatë ndeshjes pëson lëndime të mëdha, i deformohet koka

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Joanna Jedrzejczyk pësoi një dëmtim aq të rëndë në fytyrën e saj, derisa po përplasej në një duel me Zhang Weili, transmeton Gazeta Metro.

32 vjeçarja u godit në kampionatin e femrave me peshë, që po mbahej në Las Vegas.

Pas ndeshjes, polakja u dërgua në spital sepse kishte marrë lëndime të rënda. Derisa kjo betejë u pa si lufta më e mirë e grave në historinë e UFC.

“Nga raundi i tretë, ënjtja më shqetësonte dhe ndjeja se kjo e enjtur po vazhdonte dhe koka ime ishte e rëndë. Por gjitha të mirat për Zhang, jam shumë e lumtur që bëmë një luftë të tillë.”

Shefi i UFC tha se ai kishte folur me të dy boksieret dhe beson se dyshja zhvilluan një “luftë të jashtëzakonshme”.

”Unë bisedova me të dyja, dhe ato po zhvillonin një luftë të jashtëzakonshme. Nuk mund ta përshkruaj se sa të pabesueshme ishin të dyja.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme