Boksierët synojnë katër norma olimpike

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Boksierët kosovarë janë në fazën finale të përgatitjeve për turneun kualifikues olimpik evropian që mbahet nga 14 deri më 24 mars në Londër.

Federata e Boksit të Kosovës në këtë turne do të dërgojë katër boksierë, ndërsa shpreson që të gjithë të fitojnë normat olimpike, përkatësisht të drejtën që të garojnë në Olimpiadën “Tokio 2020”. Ekipi do të përgatitet në Prishtinë deri më 12 mars, kur është paraparë udhëtimi për në Londër. Donjeta Sadiku, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami e Besart Pireva do të përfaqësojnë Kosovën në këtë garë të rëndësishme.

“Shpresojmë që tre boksierët dhe boksierja Donjeta Sadiku të arrijnë normën olimpike”, thuhet në njoftimin e FBOXK.

Tashmë normë ka fituar mundësi Egzon Shala, ndërsa pesë xhudistë janë në zonën që siguron normë.

Të ngjashme