Boksieri Erzen Rrustemi habitet nga shqipja e Dua Lipës

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 16:34 | Nga

Boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku e ka shprehur habinë e tij ndaj mënyrës se si flet shqip këngëtarja e njohur, Dua Lipa.

Rrustemi, boksieri shqiptar i cili prej vitesh jeton e vepron në Zvicër, nga 16 mars 2017 është bërë dy herë kampion i botës në pesha të rënda të boksit profesionist (WBF), transmeton Gazeta Express.

“E pabesueshme, kurrë nuk kam menduar se Dua Lipa flet kaq mirë shqip”, ka shkruar boksieri mbi një foto të këngëtares së famshme shqiptare.

Në ranglistën botërore Boxrec, Erzeni radhitet i 68-ti nga gjithsej 1208 boksierë në peshat e rënda. Ka të zhvilluara 13 duele ku të gjitha i ka të fituara, 11 prej tyre i ka të fituara me KO. Sa i përket ligës profesionale në peshat e renda, Erzen Rrustemi është numër një para gjithë boksierëve shqiptarë në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme