Boksieri kosovar nokautohet në meçin për titullin e Gjermanisë

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Boksieri kosovar me pasaportë gjermane, Erdogan Kadrija, ka qenë i pafat në meçin e mbrëmshëm pasi nuk ka arritur të marrë titullin e kampionit të Gjermanisë, në kategorinë kruzer.

Kadrija u mposht nga boksieri Roman Fress me nokaut, në një duel të zhvilluar në Magdeburg të shtunën.

Kadrija u godit fort në rundin e katërt dhe pas rrëzimit në tokë, gjyqtari nuk numëroi fare deri në 10 por e shpalli të përfunduar meçin.

Kjo ishte humbja e tretë e Kadrijës në karrierën profesionale. Pos tri humbjeve, 34-vjeçari ka edhe 16 fitore. /Zeri.info

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme