Boksieri paralajmërohet të mos i fryjë hundës më, pasi u rrah brutalisht në ring

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Boksieri amerikano-polak Adam Kownacki u rrah brutalisht nga Robert Helenius për herë të dytë në karrierë dhe do mund të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni plastik.

Boksieri i kategorisë së rëndë Adam Kownacki është paralajmëruar nga mjekët që të mos i fryjë hundës, pasi ka pësuar thyerje në kafkë gjatë humbjes kundër Robert Helenius.

Boksieri amerikano-polak u përballë me Robert Heleniusin të shtunën mbrëma në rimeçin e marsit 2020.

Pavarësisht se në të dy luftërave ishte futur në favorit, Kownacki u pësoi disfatë në të dyja, dhe atë me nokaute në rundet katër dhe gjashtë, përkatësisht.

Por Kownacki vuajti lëndime shumë më serioze në rimeç, pasi i është thyer ashti i syrit nga grushtet brutale e të pamëshirshme të Heleniusit.

Të ngjashme