Boksierja Donjeta Sadiku – medaliste e bronztë, humbi në gjysmëfinale nga amerikania

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Donjeta Sadiku bëri histori në boks duke siguruar medaljen e bronztë botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Donjeta sot në gjysëmfinale pësoi humbje nga boksierja amerikane, Ellis Rashida Shakilya, dhe mbeti me medalje të bronztë.

Edhe ky është një sukses historik pasi që Kosovës i mungonte medalja në konkurrencëm e senioreve më se 40 vite nga viti 1982.

Selektori Faton Xhakli dhe trajnerja Marjola Sallauka u ndan të kënaqur me boksin që tregoi Donjeta në këtë kampionat botëror.

Të ngjashme