Boksierja Donjeta Sadiku s’do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Boksierja, Donjeta Sadiku, e cila muajin e kaluar e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.

Sadiku e ka pësuar një lëndim në dorë gjatë përgatitjeve, për çka e ka të ndaluar të garojë për të paktën një muaj.

Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.

Ekipi mesdhetar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.

Sportistët kosovarë do të mundohen ta japin maksimumin, në mënyrë që t’i sjellin medalje vendit të tyre.

Të ngjashme