Bolt drejt ekipit të Serie A

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-njeriu më i shpejtë në botë, tani futbollist në ekipin australian Central Coast Mariners, Usain Bolt duket se aventurën e tij në këtë skuadër nuk do ta vazhdojë edhe gjatë, transmeton Klan Kosova.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se xhamajkani është në radarët e ekipit italian, AC Milan.

Sipas raportimeve, ekipi i Gennaro Gattusos i ka ofruar 32-vjeçarit kontratë dyvjeçare.

Ajo që duhet cekur është se Bolt ka të njëjtin sponsor teknik sikur ekipi italian AC Milan, që është Puma.

Nëse kjo do të realizohej, pa dyshim se do të ishte një nga transferet e bujshme të botës së futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme