Bolt tregon për cilën skuadër do të debutojë në futboll

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 12:57 | Nga

Ashtu siç e paralajmëroi, Usain Bolt zbuloi skuadrën me të cilën do të luajë futboll.

Në fakt, xhamajkani nuk do të impenjohet profesionalisht me këtë sport, por për bamirësi.

Usain Bolt do të zbresë në “Old Trafford” me skuadrën e UNICEF-it për Soccer Aid World XI, në një përballje me Anglinë që do të luhet në 10 qershor.

Në këtë ndeshje bamirësie do të jenë kampionë të futbollit të së kaluarës dhe të së tashmes.

Aspekti kurioz që ka të bëjë me Usain Bolt është se njeriu më i shpejtë i botës do të veshë fanelën me numrin 9.58, që është rekordi botëror, që xhamajkani vendosi në garën e 100 m në Botërorin e Atletikës së vitit 2009, të zhvilluar në Berlin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme