Bonaventura afër transferimit te Lazio

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Mesushori i Milanit, Giacomo Bonaventura është afër transferimit te Lazio, njofton “Calciomercato” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Kontrata e Bonaventuras me Milanin skadon në verën e këtij viti dhe 30-vjeçari pritet t’i bashkohet Lazios si lojtar i lirë.

Bonaventura këtë edicion ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar tre gola. Ai te Milani gjendet që nga vera e vitit 2014, kur kaloi nga Atalanta për shtatë milionë euro.

Të ngjashme