Bonucci i ndryshon fjalët për thirrjet raciste ndaj Moise Kean

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, i ka dal vetes në mbrojtje pasi pretendon se deklarata e tij pas ndeshjes të së martës kundër Cagliarit u keqkuptua.

Sulmuesi adoleshent i Juventusit, Moise Kean, u bë viktimë e racizmit nga tifozët e pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes të së martës kundër Cagliarit, në kuadër të Serisë A.

19-vjeçari i mbajti krahët e ngritur pasi e shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Cagliarit. A i bëri këtë për të reaguar ndaj thirrjeve raciste në drejtim të tij, mirëpo pas këtij veprimi u përball me abuzim edhe më të madh.

Mbrojtësi italian Bonucci, i cili e shënoi golin e parë të ndeshjes, tha për Sky Sports Italia: “Golat festohen me bashkëlojtarët. Ai mund të kishte festuar ndryshe. Mendoj se faji është 50-50. Moise nuk duhej ta kishte bërë atë dhe tifozët nuk duhej të kishin reaguar në atë mënyrë”.

Ky koment i tij ngjalli shumë reagime, madje nga disa yje të futbollit, si Raheem Sterlingu e Mario Balotetlli. Rreth 24 orë pas deklaratës së tij të parë, Bonucci pretendoi se deklarata e tij ishte keqkuptuar dhe se ai ishte ngutur në këtë rast.

“Pas 24 orëve, dua t’i qartësoj ndjenjat e mia. Dje, unë u intervistova menjëherë pas përfundimit të ndeshjes dhe është e qartë që fjalët e mia janë keqkuptuar, ndoshta sepse u nguta shumë t’i shpreh mendimet e mia”, shkroi Bonucci në Instagram.

“Orë dhe vite të tëra nuk do të mjaftonin për të diskutuar për këtë temë. Unë e kundërshtoj fuqishëm çdo formë të racizmit dhe diskriminimit. Abuzimi nuk është aspak i pranueshëm dhe kjo gjë nuk duhet të keqkuptohet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme