Bonucci kërkon falje për kartonin e kuq ndaj Spanjës

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci ka reaguar në mediat sociale për t’u kërkuar falje tifozëve pas kartonit të tij të kuq në ndeshjen e Azzurrëve me Spanjën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Veteranit të Juventusit iu dhanë dy kartonë të verdhë në pjesën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Spanjës.

Bonucci mori kartonin e parë të verdhë për kundërshtim dhe të dytin për goditje të lehtë me bërryl të ngritur ndaj Sergio Busquets.

Spanja shënoi dy herë në pjesën e parë dhe goli i Lorenzo Pellegrinit në minutat e fundit të pjesës së dytë nuk ishte i mjaftueshëm që Azzurrët të arrinin një vend në finale dhe të zgjasnin serinë e tyre të pamposhtur përtej 37 ndeshjeve.

“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten time. Më falni dhe kërkoj falje. Por, kjo Itali do të ngrihet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”, ka shkruar Bonucci në Instagram.

Të ngjashme