Bonucci i kërkon Milanit të blejë lojtarë ndërkombëtar

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 14:45 | Nga

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, i ka kërkuar bordit të klubit italian të blejnë lojtarë ndërkombëtar.

Kjo sipas italianit do të rriste konkurrencën dhe nivelin në stërvitje.

“Mirabelli and Fassone nuk kanë nevojë për këshilla”.

“Nëse do të më duhej të jepja disa, do t’i thosha të blinin lojtarë ndërkombëtar. Duke e bërë këtë niveli në stërvitje do të rritej, është vendimtare”, ka thënë Bonucci për Calciomercato.com.

Qendërmbrojtësi u bë pjesë e kuqezinjve gjatë verës pasi një transferimi 40 milionë eurosh nga Juventusit.

Bonucci fillimisht në San Siro kishte vështirësi të ambientohej, por në javët e fundit ka treguar paraqitje të mira.

Objektivi i Milanit është një vend në Ligën e Kampionëve dhe një fitore e mundshme të mërkurën ndaj Interit, do shtonte mundësitë që kjo të ndodhte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme