Bonucci lëndohet me Italinë, i mungon tri javë Juventusit

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Leonardo Bonucci do të qëndrojë jashtë fushe për 20 ditë për shkak të një dëmtimi të marrë gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare me Italinë.

Mbrojtësi i Zonjës së Vjetër njoftoi të shtunën se nuk do të luajë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Polonisë dhe Bosnje-Hercegovinës për shkak të një dëmtimi.

“Unë doja të isha këtu me çdo kusht, por fatkeqësisht nuk do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Bonucci për RAI Sport.

“Provova gjithçka, u përpoqa të shtrëngoj dhëmbët gjatë 20 ditëve të fundit, pasi edhe kundër Lazios kisha pak dhimbje dhe shpresoja se do të zhdukej, por ajo vazhdonte të shtohej”.

“Kërkova shumë nga trupi im”, përfundoi mbrojtësi italian i Juventusit.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Bonucci do të qëndrojë anash për 20 ditë.

Lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në J Medical në ditët në vijim.

Nëse koha e rikuperimit do të konfirmohet, Bonucci mund të kthehet në aksion më 5 dhjetor kundër Torinos, ndërsa do të humb ndeshjet kundër Cagliarit, Beneventos, Ferencvarosit dhe Dinamo Kievit.

Giorgio Chiellini gjithashtu do të humbasë një muaj shkaku i një dëmtimi dhe Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral do të jenë mbrojtësit e vetëm të qendrës në dispozicion për Andrea Pirlo pas pushimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme