Bonucci refuzon përsëri Man Cityn

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Manchester City po mundohet sërish ta sjellë Leonardo Bonucci në Angli, por thuhet se ai është i përkushtuar te Juventusi tani më shumë se kurrë.

Sipas mediumit Goal.com, kampionët e Ligës Premier do të bëjnë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me Bonuccin gjatë verës.

Pep Guardiola ka thënë vazhdimisht me kalimin e viteve se Bonucci është qendërmbrojtësi i tij ideal, sepse ai është në gjendje të fillojë aksionin me pasime të gjata.

Sidoqoftë, Bonucci mbush 33 vjet javën tjetër dhe nënshkroi një kontratë të re vetëm në muajin nëntor, e cila e mban atë tek Juve deri në qershor të 2024.

Mbi të gjitha, ai mësoi nga koha e tmerrshme njësezonale te Milani në 2017-18 se lënia e fanellës së Juventusit mund të ketë më shumë rreziqe sesa shpërblime.

Italiani ka qenë në Torino që nga viti 2010 dhe pritet të marrë përsipër shiritin e kapitenit pasi të pensionohen dyshja Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon. 

Të ngjashme