Bonucci: Refuzova United për t’u kthyer në Juventus

during the serie A match between Chievo Verona and Juventus at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on August 18, 2018 in Verona, Italy.
Prishtinë | 22 Tet 2018 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi Leonardo Bonucci, ka pranuar se ka pasur ofertë nga Manchester United gjatë verës, por ai vendosi që të kthehet në “shtëpinë” e tij në Torino, transmeton Klan Kosova.

31-vjeçari pas shtatë sezoneve në Juve, u transferua në Milan verën e vitit 2017, kurse një vit më vonë u largua nga San Siro për tu rikthyer në “Allianz”.

Ai pranon se pati ofertë nga ekipi i Jose Mourinhos, që e donte atë si zgjidhje për problemet e tyre në mbrojtje, por italiani tha se e donte kthimin e tij tëk “Zonja e Vjetër”.

“Këtë vit kur më thanë se kishte mundësi të kthehesha në shtëpi, të kthehesha në Juventus, unë sapo ndalova të dëgjoj ndonjë ofertë tjetër dhe vendosa të kthehesha këtu”, u shpreh Bonucci.

Ndërsa i pyetur se a ka pasur interesim nga ana e “Djajve të Kuqë” ai konfirmoi shkurtimisht me “Po”.

Mbrojtësi italian është i gatshëm për përballjen që Juve e ka me United në “Old Trafford”, në kuadër të Champions League të martën.

Të ngjashme