Bonucci shpërtheu ndaj zyrtarit të Interit, vjen dënimi i rëndë për të

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Pasi prokurori federal bëri një raport zyrtar për sjelljen e dënueshme të Leonardo Bonucci  në minutat e fundit të finales së Superkupës kundër sekretarit të Interit, Cristiano Mozzillo, gjyqtari sportiv vendosi të sanksionojë mbrojtësin e Juventusit me një gjobë prej 10,000 euro.

Gjyqtari Mastrandrea e sanksionoi Bonuccin për shkak se në minutën e 16 të shtesës së dytë, ishte bërë protagonist i një sherri me një menaxher të ekipit kundërshtar.

Një gjobë vjen edhe për Interin prej pesë mijë eurosh për mosparandalimin e hyrjes në këndin e lojës të një drejtuesi të pa përfshirë në listën e veçantë që qëndronte pranë pankinës së kundërshtarit; shkelje e zbuluar nga një punonjës i Prokurorit Federal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme