Bordeaux mohon se ka kërkuar pjesën e parave të saj për Sala

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Raportet thoshin mbrëmë që klubi francez ka kërkuar pagesën për transferin e sulmuesit nga Cardiff, por klubi nga Ligue 1 sot në mëngjes i ka mohuar këto shkrime.

Bordeaux e ka mohuar se ka kërkuar pagesën e saj për sulmuesin Emiliano Sala pas largimit të tij për në Cardiff City.

Sala kompletoi transferin për shifër rekord të Cardiffit, para se avioni ku ai ishte, u zhduk në rrugën për në kryeqytetin e Wales nga Nantes të hënën.

Kërkimet për Sala-i cili ishte kthyer në Francë për t’u përshëndetur me shokët e tij të Nantes-kanë përfunduar nga Guernsey Police të enjten, edhe pse familja e 28 vjeçarit janë të përkushtuar që ta rinisin operacionin për kërkim të tij.

Në mes të kësaj dhimbje, një raport është publikuar nëpër media ku shkruhet që Bordeaux ka kërkuar shumën e transferit nga Sala, që besohet të jetë 50 për qind e shumës, pasi që ai kishte luajtur për ta gjatë vitit 2012-2015, një shumë që ishte në klauzolën e blerjes së lojtarit, por sot skuadra nga Ligue 1 i ka mohuar këto thashetheme.

“FC Girondins de Bordeaux zyrtarisht i mohon informacionet e publikuara në gazetën Presse Ocean që klubi ka kërkuar ndonjë shumë parash pas transferit të Emiliano Sala”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Bordeaux.

“Sot, në këto rrethana të dhimbjes, Girondins de Bordeaux shpreh mbështetjen për familjen dhe shokët e Emiliano Sala”.

Familja e Sala ka arritur të mbledh 300 000 euro në një përpjekje të tyre për të rifilluar përsëri kërkimet për sulmuesin argjentinas.

Përpjekjet për kërkim dhe shpëtim kanë zgjatur tri ditë por nuk janë gjetur gjurmë të Piper Malibus, para se autoritet kanë ndaluar inspektimin e mëtejshëm të zonës.

Në faqen GoFundMe, është krijuar një fond nga Sport Cover të premten, me “qëllimin e vetëm” që të vazhdohet kërkimi për Sala dhe Ibbotson.

Të dielën fondi ka kaluar 300 000 euro, kurse donacionin më të madh e ka bërë ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe që ka dhënë 30 010 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme