Borussia e Dortmundit e coptuar ndaj Tottenhamit

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Borusia e Dortmundit do të luajë sot në Londër një nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë sezon.

Kryesuesit e Bundesligës do të përballen me Totenhemin në fazën e 1/ 8-ave të Champions-it.

Por verdhezinjtë do të kushtëzohen nga mungesa e katër lojtarëve kryesorë në skuadër. Kapiteni Marko Rojs, sulmuesi Pako Alkaser, mbrojtësi Julian Vaigel dhe Lukas Pizçek nuk kanë udhëtuar me skuadrën për në Londër, shkruan albeu.com

Pako Alkaser vuan nga një dëmtim në shpatull dhe nuk mund të udhëtojë me skuadrën drejt Londrës.

Ndërkohë Julian Vaigel vuan nga një infeksion, ndërsa Lukas Pizçek ka probleme në shputën e këmbës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme