Boston e Toronto nuk ndalen, Lakers mbeten në fund

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 11:08 | Nga

Bostoni regjistroi fitoren e 5-të radhazi, duke rimarrë kreun e rënditjes në Konferencën e Lindjes. Celtics mposhtën Minnesottan me rezultatin 91:84, falë lojës së mirë të dyshes Smart-Irving, me këtë të fundit që realizoi 16 pikë, 8 asiste dhe 9 rikuperime.

Toronto regjistruan një fitore mjaft të bukur në transfertë ndaj Milwaukee Bucks, 110:129, ndërsa Raptors siguruan fitoren vetëm falë çerekut të 3-të të ndeshjes, ku triumfuan me rezultatin e thellë 19:43. Më i miri te Milwaukee ishte Antetokoumpo ku realizoi 24 pikë, 5 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa për Toronton më i miri ishte spanjolli Ibaka.

Philadelphia 76ers vijon të konfirmojë momentin e mirë, teksa ka regjistruar fitoren e 6-të radhazi dhe tani është shumë pranë zonës Play Off. 76ers triumfuan me rezultatin e thellë 114:78 ndaj Detroit Pistons, duke dominuar në pjesën më të madhe të lojës. Embid, Redick dhe Simmons ishin lojtarët më të mirë për Philadelphian në këtë takim, duke shënuar 63 pikë, 12 asiste dhe 15 rikuperime së bashku.

Miami Heats mori një fitore mjaft të vështirë ndaj New York Knicks, në të vetmin takim të mbrëmjes, që pati nevojë për kohën shtesë. Pas barazimit 97:97, Heats të udhëhequr nga Ellington me 24 pikë dhe 4 rikuperime, triumfuan 10:6 në kohën shtesë dhe 107:103 në të gjithë takimin.

Në sfidat e tjera, Los Angeles Lakers pësoi humbjen e radhës përballë Charlotte Hornets me rezultatin 94:108, Portland triumfoi me rezultatin 108:94 ndaj Atlanta Hawks, Denver mposhti Utah me rezultatin 99:91 dhe San Antonio Spurs fitoi 103:89 ndah Phoenix Suns.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme