Bosz: Reali luan futboll të mirë, kënaqësi t’i shikosh

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 09:06 | Nga

Trajneri i Borussia Dortmundit, Peter Bosz, në konferencën për media para ndeshjes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve është shprehur i kënaqur me përballjen.

Holandezi ka lavdëruar punën e Zinedine Zidanes, duke thënë se pas ardhjes së tij Los Blancos luajnë futboll edhe më të bukur.

“Kënaqëm shumë teksa shikoj Real Madridin duke luajtur”.

“Kanë lojtarë shumë taktik, luajnë një futboll të mirë dhe është kënaqësi t’i shikosh”.

“Që kur ka ardhur Zidane në krye të Realit ka qenë gjithmonë kështu”, ka thënë Bosz.

Ndeshja është në kuadër të ndeshjeve të dyta në Grupin H.

Ndeshjen e parë BVB e kishte humbur ndaj Tottenhamit dhe kështu renditet në vendin e tretë me zero pikë.

Reali është në të parë me tre pikë, aq sa Tottenhami. Los Blancos ndeshjen e parë e fituan ndaj Apoelit me rezultat 3-0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme