Bota mbetet pa legjendën e kërcimeve me ski

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Bota e sporteve dimërore është në zi, pas humbjes së një prej yjve më të mëdhenj të saj. Kampioni i katërfishtë olimpik në kërcime me ski, finlandezi Matti Nykanen, ka ndërruar jetë të hënën, në moshën 55-vjeçare.

Arsyet e vdekjes së hershme nuk janë bërë të ditura, por ajo që dihet është se vuante nga diabeti e kohë më parë edhe nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit.

Nykanen fitoi titullin e tij të parë të botës në moshën 18-vjeçare. Në moshën 19-vjeçare ai fitoi turneun e famshëm të “Katër Kërcimoreve” dhe si 20-vjeçar fitoi medaljen e artë dhe të argjendtë olimpike në Sarajevë më 1984. Më 1988, në Lojërat Dimërore në Calgary, ai u bë personi i parë që fitoi tri të artat në kërcime me ski.

Në pjesën më të madhe të karrierës, Nykanen e kishte konkurrent direkt Jens Weissflogun, një kërcyes me ski nga Gjermania Lindore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme