“Botërori 2018”, sot në program katër ndeshje

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 12:58 | Nga

​Francë – Australi, Peru – Danimarkë, Argjentinë – Islandë dhe Kroaci – Nigeria, janë katër ndeshjet e programuara për ditën e sotme.

Dita e tretë është shumë e pasur në “Rusi 2018”, ku do të debutojnë në Kupën e Botës dy favoritë të tjerë për fitoren përfundimtare: Franca dhe Argjentina, raporton Gazeta Express.

“Gjelat” do të jenë në “mejdan” në orën 12:00, të cilët do të luajnë kundër Australisë, sfidë e vlefshme për Grupin C, e cila, të paktën në letër, duket pa histori.

Argjentina e Leo Messit, por mesiguri me Dybalan dhe Higuainin në stol, do të përballet me Islandën në orën 15:00, në ndeshjen e parë të Grupit D.

Pasditja e futbollit të madh do të vazhdojë në orën 18:00, kur Peruja dhe Danimarka do të luajnë sfidën e dytë të Grupit C, ku bën pjesë edhe Franca.

Së fundi, për të mbyllur ditën e tretë të Botërorit të Rusisë, do të luhet ndeshja midis Kroacisë dhe Nigerisë, e vlefshme për Grupin D. /Gazeta Express/

Të ngjashme