“Botërori 2023”- Kosova dhe Shqipëria në të njëjtin grup

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Sot në Nion të Zvicrës është tërhequr shorti për kualifikimet e Kupës së Botës “Zelanda e Re – Australia 2023” për Kombëtaret e femrave.

 51 ekipet pjesëmarrëse në këto kualifikime janë ndarë në 9 grupe, gjashtë grupe me nga 6 ekipe dhe tri grupe me nga 5 ekipe.

Kosova u përfshi në grupin F, ku bënë pjesë edhe Shqipëria, ndërkaq pjesë e këtij grupi janë edhe Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.

 Ndeshjet e këtij cikli kualifikues fillojnë në shtator të këtij viti, derisa përfundojnë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Fituesit e 9 grupeve kualifikohen direkt në Botërorin 2023, derisa skuadrat e renditura në pozitën e dytë do të luajnë në “play-off” për t’u përcaktuar dy ekipet e tjera që do të kualifikohen në Botëror.

Të ngjashme