Bottas fiton garën e parë të stinorit në Formula 1

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Piloti finlandez i Mercedesit, Valtteri Bottas, ka fituar garën e parë të stinorit në Formula 1, që është mbajtur sot në Austri.

Bottas ka startuar garën nga pozita e parë dhe përfundoi në atë pozitë. Është fitorja e tetë e Bottasit në karrierën e tij në F1.

Charles Leclerc i Ferrarit ka dal i dyti, ndërsa britaniku i McLarenit, Landon Norris, ka përfunduar i treti. Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton i Mercedesit, ka dal përfunduar në pozitën e katërt.

Në të vërtetë Hamilton kishte përfunduar i dyti, por ai u ndëshkua me pesë sekonda, për një aksident që shkaktoi me Alexander Albon, duke rënë kështu në vend të katërt.

Të ngjashme