Brahim Diaz i rritur si tifoz i Barcelonës dhe adhurues i Messit

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Transferimi më i ri i Real Madridit, Brahim Diaz, është rritur si tifoz i Barcelonës duke e pasur idhull, Lionel Messin.

Brahim Diaz u largua nga Manchester City më herët gjatë javës për të nënshkruar me Real Madridin.

Dhe, në Spanjë po qarkullon një video ku shihet se Diaz nuk ka qenë adhurues i Realit në moshë më të re.

Diaz në një intervistë që dha kur ishte 12 vjeçar kishte deklaruar se ekipi i dashur për të ishte Barcelona.

Më tej ai kishte thënë se idhiulli i tij ishte Lionel Messi.

Sigurisht se preferencat e djaloshit kanë ndryshuar me kohën.

Në prezentimin e tij Diaz kishte thënë se ai kishte tri opsione për t’u transferuar në janar: Real Madridi, Real Madridi dhe Real Madridi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme