Bravo e çon në shtëpi Ronaldon (Video)

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 10:50 | Nga

Kombëtarja e Kilit është kualifikuar në finale të Kupës së Konfederatave.

Kili ka mposhtur Portugalinë e Cristiano Ronaldos 3-0 pas ekzekutimit të penaltive.

Heroi i Kilit dhe padyshim lojtari i ndeshjes ishte portieri Claudio Bravo, që arriti të ndalë tre penallti radhazi.

Derisa po përgatitej Ronaldo për të goditur penaltinë, pas bashkëlojtarit të tij Nani, ishte portieri kilian Bravo që ia pamundësoi një gjë të tillë, pasi që i ndali tri penalti radhazi. Kështu duke ia siguruar kalimin në finale të Kupës së konfederatave.

Ndërsa, koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 0-0.

http://www.dailymotion.com/video/x5s3rq5_full-2135_sport

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme