Bravo te City, punë e kryer

Prishtinë | 14 Gus 2016 | 15:10 | Nga

Claudio Bravo mund të konsiderohet lojtar i Manchester Cityt.

Portieri është kërkuar me ngulm nga Pep Guardiola dhe agjentët e lojtarit kanë treguar për El Mundo Deportivo se një marrëveshje është pothuajse e kryer.

Pasi dështoi kërkesa për transferimin e Ter Stegen, City u kthye kah bashklojtari Bravo, i cili tash mund të konsiderohet lojtar i Cityt.

“Një marrëveshje është pothuajse e kryer me Cityn. Shumë afër”, ka thënë një burim për sportiven katalunase.

Shuma e transferimit do të jetë rreth 25 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme