Brazili fiton thellë ndaj Uruguait, Argjentina me vështirësi ndaj Perusë

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Brazilit ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Uruguain, ndërsa Argjentina ka mposhtur 1-0 Perunë në ndeshjet e vlefshme për kualifikimet në “Katar 2022”.

Ekipet kombëtare nga Amerika Latine kanë vazhduar me ndeshjet kualifikuese, ku favoritet kanë marrë fitoren e radhës.

Brazili ka mposhtur pa vështirësi Uruguain në një ndeshje të dominuar gjatë 90 minutave, ku Neymar ishte lojtari kryesor i Selecaos.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi 2-0 të Brazilit, ku fillimisht shënoi Neymar (10’) për 1-0 dhe pastaj Raphinha (18’) për 2-0.

Në pjesën e dytë, Raphinha (58’) shënoi për 3-0, Luis Suarez (77’) ngushtoi rezultatin në 3-1, ndërsa Gabriel Barbosa (83’) vulosi fitoren 4-1.

Në ndeshjen tjetër, Argjentina fitoi me vështirësi dhe rezultat minimal 1-0 ndaj Perusë.

Goli i vetëm në fitoren e kombëtares Albiceleste u shënua nga Lautaro Martinez në minutën e 43-të.

Pas fitoreve, Brazili e sheh veten në pozitën e parë me 31 pikë, ndërsa Argjentina e dyta me 25 pikë. Uruguai zë vendin e pestë me 16 pikë, teksa Peru i nënti me 11 pikë.

Të ngjashme