Brazili në çerekfinale

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 18:21 | Nga

Brazili është kualifikuar në çerekfinale pasi që ka mposhtur Meksikën më rezultat 2-0

Brazili i ka kryer detyrat për mrekulli si në sulm ashtu edhe në mbrojtje për ta eliminuar nga Botërori Meksikën, e cila kishte bërë një befasi të këndshme këtë Botëror duke mposhtur kampionin që në fillim të kampionatit.

Brazili ka dominuar në këtë takim, por Meksika ishte shumë e përgatitur në mbrojtje dhe në kundërsulme.

Pjesa e parë përfundojë më rezultat 0-0, me Coutinho, Paulinho dhe Neymar që sulmuan disa herë portën e Uchoa.

Nga ana tjetër në pjesën e parë Carlos Vela ishte një lojtarë shumë më i mirë për Meksikën.

Pjesa e dytë prapë ishte më e mirë për Brazilin.

Pas një depërtimi të William në krahun e majtë, ai pason shumë mirë në drejtim të dy sulmuesve por që më mirë aty gjendet Neymar që shënon nga afërsia për rezultat 1-0 në minutën e 51’të.

Pas golit të pësuar Meksika fillon të ngjallet në lojë por Brazili prapë ishin ata që disa herë rrezikuan portën e meksikanëve derisa në mbrojtje u treguan prapë shumë të mirë.

Brazili shënoi edhe golin e dytë në minutën e 88’të pas një depërtimi të mirë të Neymar e ku më se miri në zonë u gjend sulmuesi i Liverpool që shënoi golin e dytë.

Pas këtij goli ra ritmi i ndeshjes derisa Meksika nuk tentoi më dhe sikur u dorëzua nga ndeshja.

Kështu Brazili kalon në çerekfinale dhe në mbrëmje do ta mësojë kundërshtarin e radhës që është nga çifti Belgjikë – Japoni.

Image may contain: 3 people, people playing sports, stadium and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium and outdoor

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme