Braziliani dhuron spektakël në Kosovë, shënon gol me parabolë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti brazilian ka debutuar me dy gola në futsallin kosovar.

Ai dhuroi spektakël me golin e parë të tij, duke i ngritur në këmbë shikuesit e pranishëm në palestër, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Liburnit

Alan Jefferson ka dhuruar spektakël qysh në debutimin e tij në futsallin kosovar.

Futbollisti brazilian ka qenë i mahnitshëm në fitoren e Mabetex Prishtinës me rezultat 3:2 ndaj Liburnit, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Jefferson shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Drilon Paraqizi.

E njëri prej golave të brazilianit ishte vërtet spektakolar: ai e bllokoi mjaft mençur kundërshtarin, e më pas e nisi një solo aksion.

Fillimisht e bën një driblim të jashtëzakonshëm, e më pas në mënyrë spektakolare e parabolon portierin kundërshtar për ta shënuar golin e parë personal për klubin prishtinas.

I tërë publiku i pranishëm në sallë është ngritur në këmbë për këtë magji të Jeffersonit.

Ndeshja e kthimit në mes të Liburnit dhe Mabetex Prishtinës do të zhvillohet më 11 shkurt në Gjakovë, ku edhe do të përcaktohet finalisti.

Ekipi i trajnerit të ri, Ani Mullai shkon me opzimizëm dhe me synim që ta prek finalen në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Por, edhe Liburni, i cili është klubi më i suksesshëm i viteve të fundit në vend, i ka bërë llogaritë e tij dhe po ashtu e ka objektiv finalen e Kupës së Republikës së Kosovës./ge

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme