Braziliani Jose Denisson, lojtar i ri i Drenicës

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Braziliani, Jose Denisson Silva Dos Santos, është përforcimi i ri i Drenicës për stinorin pranveror.

Ish-lojtari i skuadrës së njohur Braga në Portugali, tashmë do të bartë fanellën kuq e zi të Drenicës.

Ai nuk ka luajtur kurrë në ekipin e Bragas, vetëm në atë B.

“23 vjeçari u bashkua dje (18 janar), me ekipin kurse sot u paraqit për rreth 20 minuta më ekipin në miqësoren ndaj Gjilanit, ku ishin minutat e para për të në ekipin e Drenicës”.

“Denisson Silva, ka qenë anëtar i Braga për shumë vite ndërsa kohëve të fundit është aktivizuar në Braga B. Ai luan në pozitën e sulmuesit të qendrës dhe sulmues anësor”.

“Në kampionatin e fundit Jose Denisson ka bërë 42 paraqitje me skuadrën e Bragas”.

“Ky është përforcimi i nëntë (9) për skuadrën tonë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror 2020/2021.! Na prift e mbara!”, thuhet në faqen zyrtare të Drenicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme