Briken Calja më i miri në peshëngritje

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 09:51 | Nga

Në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” është mbajtur kampionati i 70 kombëtar i peshëngritjes. Ky kampionat u shoqëruar me ndryshime të të gjitha kategorive të peshave trupore të garuesve.

Ai e mbylli garimin e tij në dygarësh me 325 kg; në shkëputje ngriti 148 kg, ndërsa në shtytje 177 kg, ndërkohë që më pas iu nënshtrua edhe kontrolleve antidoping. Përpara evenimentit Calja mori edhe një çmim mirënjohje për rezultatet e larta, por peshëngritësi vuri në dukje rëndësinë e anës financiare.

Daniel Godelli garoi në peshën deri në 81 kg, ndërkohë që Erkand Qerimaj në fund vendosi që të mos marrë pjesë në kampionat. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica u shpreh se ky kampionat ishte një test në prag të evropianit dhe botërorit.

Në fund të evenimentit u dhanë edhe kupat për ekipet dhe peshëngritësit fitues të çdo kategorie. Si peshëngritësja më e mirë doli veterania Shqipona Brahja 44 vjeçe, ndërkohë që shënuan emrin e tyre mes fituesve edhe Romaro Avdiraj ne 61 kg dhe Edison Nelo në 67 kg.

 

Të ngjashme