Britanikja 10-vjeçare synon të bëjë histori në “Tokio 2020”

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Sky Brown surfon bën skatebord dhe vallëzon. Kjo nuk është e gjitha. Ajo shpreson të bëhet britanikja më e re në Lojërat Olimpike Verore, duke u paraqitur në Tokio vitin e ardhshëm, ndërsa do të jetë 12-vjeçare.

E lindur në Miyazaki të Japonisë, nga babai britanik dhe nëna japoneze, Sky të enjten është futur në listën e skuadrës së Britanisë së Madhe në skatebord për Lojërat Olimpike në Tokio, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe ndonëse ka ende kualifikimin para, Sky nuk duket se lë që barrierat ta shqetësojnë atë.

“Unë thjesht dua të dal, të argëtohem dhe nuk e di vërtet se kundër kujt do të garoj apo ndonjë gjë tjetër”, thotë ajo.

Siç pritet nga një surfiste, Sky vërtet ka një qasje të relaksuar, por askush nuk duhet të mashtrohet nga kjo pamje, pasi ajo është shumë e përkushtuar.

“Unë ndihem se nuk ka rëndësi se sa e vjetër jam. Unë jam e vogël dhe do të jem në një garë të madhe! Mund të bësh çdo gjë, pavarësisht çfarë moshe ke. Nganjëherë thjesht dua të mposht veten dhe dua të bëj atë që bëjnë djemtë. Pse djemtë duhet të kenë gjithë argëtimin? Unë mendoj se vajzat mund të bëjnë çfarëdo që bëjnë djemtë”, thotë Brown, që është ende dhjetëvjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme