Brozovic i kthehet Interit, mund të luajë ndaj Cagliarit

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 09:22 | Nga

Marcelo Brozovic ka gjetur formën më të mirë me Interin dhe mungesa e tij bëri që zikaltrit të mos marrim më shumë se një barazim ndaj Atalantas.

Por, kroati është përfshirë në listën e Luciano Spallettit për ndeshjen kundër Cagliarit:

Handanovic, Padelli, Berni, Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Brozovic, Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.

Kroati pritet të luajë nga minuta e parë në mesfushë së bashku me Roberto Gagliardinin, ndërsa më poshtë keni formacionin e mundshëm:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Brozovic, Gagliardini; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.

Këtë sezon 25-vjeçari në Serie A ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 25 ndeshje.

Zikaltrit janë në vendin e pestë, por shpresojnë ende për një vend në top katërshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme