Brozovic mund ta vazhdojë kontratën me Interin

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kroat është në bisedime të avancuara me drejtuesit e Interit, kontrata mund të nënshkruhet këtë muaj

Marcelo Brozovic nuk pritet të largohet nga Interi.

Mediat italiane sigurojnë se palët janë në bisedime të avancuara për kontratën e re.

Përfaqësuesit kroat do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.

Por, duket se palët janë të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin, përcjell “Gazeta Express”.

Për këtë arsye, Brozovic mund ta nënshkruajë kontratën e re me kampionin aktual italian qysh këtë muaj.

Mesfushori kualitativ ka marrë oferta të shumta nga jashtë Italisë.

Por, duket se ai e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij. 

Të ngjashme