Milwaukee Bucks ka kaluar në finale të Konferencës Lindore të NBA-së, pasi ka mposhtur Boston Celtics me rezultat 4:1 në seri.
Giannis Antetokounmpo me 20 pikë ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshjen e pestë, përcjellë nga Khris Middleton me 19 pikë, si dhe Eric Bledsoe me 18 sosh.
Në anën tjetër, Kyrie Irving pati më së shumti pikë te mysafirët, vetëm 15.